Edhe mbledhja e dytë për konstituimin e legjsilaturës së parlamentit në Kosovë nuk pati sukses.
Pas thirrjes së kryesuesit të seances Avni Dehari për të mbledhur përfaqesuesit e partive politike për konsultim në një sallë vecmas asaj të Kuvendit, ky i fundit saktësoi se nuk pati dakordësi për të votuar raportin e komisionit për mandatet, dhe se një pjesë e përfaqesuesve të subjekteve politike e braktisën konsultimin.
Mbledhja e rradhës u caktua për në 19 prill në orën 12:00. Shtyrjet mund të vazhdojne pa fund, dhe të gjitha i shërbejnë Kurtit për të fituar kohë për gjetjen e numrave për formimin e qeverisë.