Kush janë 27 deputetët e opozitës që firmosën shkarkimin e Metës

AKTUALITET


Nga 100 deputetë që votuan pro rezolutës së Partisë Socialiste kundër dekretit të Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, 27 prej tyre i përkasin opozitës parlamentare.

Këta deputetë kanë mbështetur nismën e PS-së për të shkarkuar presidentit Meta. Shqiptarja.com ka identifikuar emrat e deputetëve të opozitës së re që kanë bashkuar votat me socialistët.

Nga grupi parlamentar demokrat kanë votuar pro rezolutës dhe rrjedhimisht janë pro shkarkimit të Ilir Metës: Arlind Cacani, Arben Elezi, Halil Jakimi, Korab Lita, Myslim Murrizi, Halit Valteri dhe Alban Zeneli.

Në radhët e deputetëve të pavarur kanë votuar pro rezolutës kundër dekretit të Metës: Ediola Braha, Aurora Mara, Nimet Musaj, Enver Roshi dhe Ylli Shehu. Ndërkaq, pro rezolutës kanë votuar edhe 15 deputetë, të cilët nuk i përkasin asnjë grupi parlamentar në Kuvend. Ata janë: Eugen Bojaxhiu, Kujtim Gjuzi, Majlinda Halilaj, Selami Janishehri, Ligoraq Karamelo, Reme Lala, Ervis Meço, Kostaq Papa, Andi Përmeti, Edmond Rrushi, Krenar Rryçi, Nikolin Staka, Edmond Stojku, Elena Xhina dhe Zef Shqefni. Përveç deputetes Reme Lala e cila ishte pjesë e listave të PDIU, të gjithë deputetët e tjerë u përkasin listave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Nuk ka dyshim se ky votim ishte një test dhe provë force nga mazhorancës qeverisëse, e cila i dha një mesazh të qartë presidentit Meta se është gati ta shkarkojë.

Ndërsa të hënën mazhoranca do të dorëzojë në Kuvend kërkesën me firmat e deputetëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Për të nisur procedurat e shkarkimit mjaftojnë 35 firma, por PS-ja ka mbledhur 55, mes të cilëve mësohet se janë edhe deputetë nga opozita e re.

Deputetët e opozitës së re që votuan rezolutën kundër Metës

Eugen Bojaxhiu (pa grup parlamentar)

Kujtim Gjuzi (pa grup parlamentar)

Majlinda Halilaj (pa grup parlamentar)

Selami Janishehri (pa grup parlamentar)

Ligoraq Karamelo  (pa grup parlamentar)

Reme Lala (pa grup parlamentar)

Ervis Meço (pa grup parlamentar)

Kostaq Papa (pa grup parlamentar)

Andi Përmeti (pa grup parlamentar)

Edmond Rrushi (pa grup parlamentar)

Krenar Rryçi (pa grup parlamentar)

Nikolin Staka (pa grup parlamentar)

Edmond Stojku (pa grup parlamentar)

Elena Xhina (pa grup parlamentar)

Zef Shqefni (pa grup parlamentar)

Ediola Braha (e pa varur)

Aurora Mara (e pa varur)

Nimet Musaj (i pa varur)

Enver Roshi (i pa varur)

Ylli Shehu (i pa varur)

Arlind Cacani (grupi parlamentar demokrat)

Arben Elezi (grupi parlamentar demokrat)

Halil Jakimi (grupi parlamentar demokrat)

Korab Lita (grupi parlamentar demokrat)

Myslim Murrizi (grupi parlamentar demokrat)

Halit Valteri (grupi parlamentar demokrat)

Alban Zeneli (grupi parlamentar demokrat)



Skip to toolbar