Kuvendi i Shqipërisë nderon Mbretëreshën, një minutë heshtje për Elizabetën II

AKTUALITET


Depuetët e Kuvendit të Shqipërisë e nisën seancën e sotme plenare me një minutë heshtje për Mbretëreshën Elizabeta II, që u nda nga jeta në 8 shtator.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe mbylli sytë në moshën 96-vjeçare. Ajo ka mbajtur fronin në Mbretëri të Bashkuar për plot 70 vite, duke u bërë kështu monarkja më jetëgjatë në këtë shtet.


Ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elizabeta II do të zhvillohet më 19 shtator në orën 11:00 në Londër, ka njoftuar Pallati Buckingham.

Kjo ditë është shpallur ditë pushimi në gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga Mbreti Karl III, i cili ka marrë zyrtarisht detyrën.




Skip to toolbar