“Lamtumirë Mirush Kabashi”, Begaj: Mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin

AKTUALITET


Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të artistit Mirush Kabashi. Kreu i shtetit vlerëson karrierën e aktorit të njohur që sipas tij mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin.

“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.

Aktori i njohur Mirush Kabashi u shua në moshën 75-vjeçare.



Skip to toolbar