“Lamtumirë shok”, Mimi Kodheli publikon foton e vjetër me Bashkim Finon

AKTUALITET


Ish-ministrja dhe deputetja e PS-së Miimi Kodheli, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me Bashkim Finon, ish-kryeministër, që u nda nga jeta sot në moshën 59-vjeçare, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kodheli kujton kohën kur kanë qenë shokë klase në fakultet.


“Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish.

Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino.

Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur.

Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira!”, shkruan Mimi Kodheli.




Skip to toolbar