Lazio dënohet nga UEFA. Racizmi i mbyll stadiumin

AKTUALITET


Racizmi në futboll është rikthyer përsëri. Ndonëse UEFA promovon lojën “fer”, kjo nuk i ndalur tifozët të përdorin fjalë fyese e raciste ndaj lojtarëve gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit.

Në pritje të vendimit për dënimin e Federatës Bullgare të Futbollit, UEFA dënoi të mërkurën klubin e Lazio në Itali, për shkak të koreve raciste të tifozëve.

Lazio është dënuar që të mbyll pjesërisht stadiumin për ndeshjen e ardhshme në Europa League që do të luajë kundër Celtic.

Skuadra italiane gjithashtu është gjobitur  dhe me 20.000 euro gjobë. Skuadra e Lazios është paralajmëruar, se nëse do të ketë përsëritje të thirrjeve raciste, do të ketë mbyllje të plotë të stadiumit.

Sanksionet lidhen me incidentet gjatë fitores 2-1 të Lazio kundër skuadrës franceze Rennes, luajtur më 3 tetor. Skuadra italiane pret Celtic në ndeshjen e ardhshme evropiane në 7 nëntor.



Skip to toolbar