Serie A, ‘lum’ golash, Lazio merr kreun, Roma e nis në paqe

SPORT


Janë luajtur mbrëmjen e të dielës ndeshjet e radhës të Serie A, të vlefshme për javën e parë të këtij kampionati. Pas humbjes së Milanit me rezultatin minimal 1-0 në fushën e Udinese, skuadrat e tjera pretendonte për një vend mes më të mirave, kanë arritur të marin pikë. Lazio ka fituar në fushëne Sampdorias me rezultatin 0-3, me gola të shënuar nga Immobile në të 37` dhe 62` ndërsa Correa shënoi në të 56`.

Me këtë trepikësh të parë, Lazio ngjitet në vendin e parë, për shkak të golavarazhit të lartë. Ndërkohë ka fituar me përmbysje dhe Atalanta, që ka mundur Spal në fushën e tij. Ishin vendasit që shënuan të parët dy herë me Di Franceco në të 7` dhe Petagna në të 27`, ndërsa Goses ngushtoi shifrat në të 34` gjatë pjesës së parë. Një dy golash i Muriel në të 71` dhe 76`, i ka dhënë fitoren skuadrës nga Bergamo.


Roma nuk ka shkuar më shumë se barazimi me Genoan, në një ndeshje të çmendur ku u shënuan 6 gola. Under në të 6` hapi serinë e golave, ndërsa Pinamonti barazoi në të 16` për Genoan. Më pas ishte Dezko që shënoi në të 30` duke kaluar Romën në avantazh, por në të 43` barazoi përsëri Criscito për Genoan.

Me nisjen e pjesës së dytë, Kolarov shënoi në të 49`, ndërsa Kouame barazoi përsëri në të 70`. Brescia e Emanuele Ndojit fitoi takimin e parë pas rikthimit në Serie A, duke mundur Cagliarin në transfertë me rezultatin 0-1. Torino mundi Sasuolon 2-1, ndërsa Verona dhe Bologna u ndan në barazim 1-1.




Skip to toolbar