Një makinë e Ambasadës ruse me tagra diplomatike është aksidentuar në aksion rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e Murrashit”, ku makina me targa diplomatike ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë tip “Benz”.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë, ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasa e mjeteve.
Të plagosur janë zyrtari i Ambasadës Ruse në Tiranë, Nikhain Kruchinina, 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij Darja Igor Kruchinina si dhe drejtuesi i makinës tjetër, shtetasi Besnik Gora, 25 vjeç.
Fatmirësisht të tre të plagosurit kanë marrë plagë të lehta dhe nuk ndodhen në gjendje kritike për jetën.