“Ligji anti-shpifje, për portalet apo gazetarët?”, Lela: Se ndaj dot, ne kemi…

POLITIKË


Gazetari Alfred Lela tha në emisionin “Real Story” se paketa anti-shpifje është një ligj kundër fjalës së lirë dhe media. I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, se për kë është ky ligj, për gazetarët apo për portalet, Lela tha se nuk e ndan dot, pasi edhe ai vetë ka portal.

Alfred Lela: Shqetësimi im është se ne jemi një shoqëri ende e pastërvitur, edhe mediatikisht, edhe politikisht, edhe kulturalisht. Do më hidhen në fyt si gazetar politik, por duhet ta them që ky ligj ka anti-fjalë e lirë, anti-media.


Sokol Balla: Ti ke frikë si gazetar?

Alfred Lela: Jo nuk kam.

Ardit Rada: Mediat që flasin për censurë kërkuan gjendjen e emergjencës, kur vetë emergjenca është censurë.

Sokol Balla: Kam përshtypjen se është injorancë.

Alfred Lela: Një shqetësim kam, fryma e ligjit më bën të mendoj se është një mekanizëm kontrollues, një shkop, është dhe një karotë…

Sokol Balla: Për kë, për portalet apo gazetarët?

Alfred Lela: Po nuk e ndaj dot, se unë dhe ti kemi portale.

Sokol Balla: Nuk jam dakord, se ne kemi bërë gazetari.




Skip to toolbar