Liverpool drejt titullit, Mustafi ndëshkon Arsenalin (video)

Më të fundit


Premier League ka rezervuar surpirza këtë fundjavë, veç Liverpool që nuk ka gabuar, duke marrë tre pikë të rëndësishme në luftën për titullin në Angli. Skuadra e Jurgen Klopp ka mundur në transfertë Cardiffin.

Nuk ka qenë e lehtë për ‘Reds’ të fitojnë këtë përballje, me ekipin që është në luftë për mbijetesë, pasi ekipi vendas u mbrojt mirë dhe nuk la hapësira.

Janë dashur 57′ minuta lojë dhe shumë mund nga Liverpool, për të shënuar golin e avantazhit me Wijnaldum.

Në minutën e 81’ James Milner vulosi fitoren për miqtë të cilët tani rikthehen në krye të renditjes me dy pikë më tepër se Manchester City, që ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë Arsenal ka pësuar një goditje të rëndë në luftën për një vend mes katër më të mirëve duke u mposhtur nga Crystal Palace me rezultatin 3-2.

Topçinjtë kishin një mundësi të artë të përfitonin nga humbjet e Man United dhe Tottenham, por edhe ata kanë pësuar një humbje të rëndë brenda.

Ishte Benteke me golin e parë të sezonit që i dha goditjen fillestare Arsenal që barazoi me Ozil pas pushimit.

Zaha shfrytëzoi një gabim amator të Shkodran Mustafit duke rikthyer avantazhin për miqtë të cilët shënojnë edhe golin e tretë me McArthur.

Aubameyang i dha shpresë vendasve me golin e tij në minutën e 77’, por në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi. Arsenal mbetet në vend të 4-t të renditjes me pikë të barabarta me Chelsea-n.



Skip to toolbar