Ronaldo qetëson tifozët e Juves: Ky është vetëm fillimi!

Më të fundit


Cristiano Ronaldo u bë pjesë e historisë së Juventusit këtë sezon, duke u shpallur Kampion i Italisë me klubin torinez. Portugezi erdhi me misonin që do të çonte “Zonjën” drejt fitores së Ligës së Kampionëve, por gjërat nuk shkuan siç duhet.

Pavarësisht kësaj, CR7 është një nga lojtarët më të mirë të Juves këtë sezon, duke i dhënë titullin e tetë radhazi në Serinë A. Portugezi ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku shprehet:


“Krenar që kam kontribuuar në shkrimin e historisë së një klubi të jashtëzakonshëm, që më ka kërkuar me ngulm dhe për të cilin jam i nderuar të luaj. Jam i lumtur. Kemi dominuar një kampionat të vështirë, kemi luftuar të gjithë bashkë”.

“Jemi një grup i fortë dhe i jashtëzakonshëm! Ky është vetëm fillimi! Juve e madhe”, ka shkruar CR7 në Instagram për të festuar titullin e tetë radhazi të bardhezinjve.

Tani, Ronaldo ka një objektiv për të arritur në pesë ndeshjet e mbetura të kampionatit italian. Synimi i tij do të jetë të fitojë titullin e golashënuesve, gjë që e ka bërë në Spanjë dhe në Angli.

Të shtunën, ai do të përballet me Interin, skuadër ndaj së cilës nuk ka shënuar në fazën e parë. Është e lehtë të imagjinohet se portugezi do ta harrojë festën e titullit pasi të shkelë fushën e “San Siro-s”.




Skip to toolbar