Lobimi rus, zgjaten hetimet për Bashën dhe dy zyrtarë të PD

AKTUALITET


Prokuroria për Krimet e Rënga ka zgjatur me tre muaj hetimit për lobimin rus të Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017, akuzë për të cilën po heton kreun e opozitës Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Tre zyrtarët e PD janë nën hetim për pastrim parash dhe falsifikim formularësh në lidhjen me financimet e lobimit rus për zgjedhjet e 2017. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie duhen të merren të pandehur për financimin e dyshimtë të përdorur për lobimin në SHBA. Prokuroria e Tiranës është ndihmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe FBI, duke e furnizuar me të dhëna dhe informacione.


Konkretisht, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t’i dënojnë deri ne 10 vite burg.

Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga “Biniatta Trade”. “Biniatta Trade LP” rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”. “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP” janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse.




Skip to toolbar