Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bypassin e Tepelenës.
Automjeti i tipit Benz ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit, 50 vjeçarit me inicialet Y.R.
Sipas policisë viktima e këtij aksidenti është banues në Memaliaj. Ndërkohë uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacioni nga policia
Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.