Makina përplas këmbësoren, aksident me vdekje në Tepelenë

AKTUALITET


Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur në Tepelenë.

Policia njofton se rreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”, automjeti me drejtues shtetasin me inicialet H. Xh., 30 vjeç, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., 71 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.


Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.




Skip to toolbar