Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës tek Ura e Golemit ku automjeti ka përplasur për vdekje kalimtaren 38 vjçare, Brunilda Shuti.
Ngjarja ka ndodhur në mesin e urës tek mbikalimi i Golemit. Katër persona kanë tentuar të kalojnë rrugën pasi kanë zbritur nga autobusi që vinte nga Berati.
Kalimtarët kanë zbritur nga autobusi dhe kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të rrugës ku ndodhet edhe plazhi.
Automjeti ka përplasur njërën nga kalimtarët. Brunilda Shuti ka ndërruar jetë nga plagët e marra sapo është futur në ambulancë.
Komunikata e policisë:
Rreth orës 8:30 në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Për pasojë te plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.