Makina përplaset me trafikndarësen në Vorë, humb jetën pasagjeri

AKTUALITET


Aksident me pasojë vdekjen në Vorë.

Tiranë/Informacion paraprak


Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar