Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin Real Story të Sokol Ballës në ‘News24’ ka thënë se Vuçiç tashmë që nuk ka pengesa në Serbi për marrëveshjen me Kosovës do të kërkojë të marrë diçka.
Lubonja thotë se që Kosova të marrë Luginën e Preshevës dhe të njihet nga Kosova është vetëm një përrallë teksa Vuçiç do të jetë ai që do të kërkojë një copë nga Kosova.
Po më tej Lubonja thotë se vetë SHBA do i kërkojë Kosovës që për një marrëveshje duhet të japë diçka por shkëmbimi i territoreve sipas tij kundërshtohet nga BE.
Edhe pse Serbia është një faktor shumë i fuqishëm në Ballkan, më shumë se Shqipëria e Kosova, Lubonja thotë se shkëmbimi i territoreve bie ndesh parimeve europiane të BE. Po ashtu analisti ka dyshime nëse shkëmbimi i territoreve është ide e SHBA-ve apo Trump-it por për në Kosovë është i sigurt se atë e do Thaçi.
”Varret çfarë marrëveshje. Një marrëveshje që Kosova merr njohjen e Serbisë dhe merr Luginën e Preshevës, këtë përrallë nuk e ha askush. Këtu ose ka një marrëveshje që ose ka shkëmbim territoresh. Sigurisht jemi në fushën e hipotezave. Të thuash që të marrësh Preshevën dhe të të njohë Serbia. Shoh disa probleme.
Një marrëveshje që bëhet pa Europën, për dy vende që aspirojnë në BE, ndërkohë thonë Amerika Amerika. Kjo është problematike.
Tani unë po i referohem bisedës, pasi Vuçiç është diplomat goxha i rafinuar. Serbia nuk është Serbia e Millosheviçit sot, është faktor i fuqishëm në Ballkan. Peshon më shumë se Shqipëria, për shkak dhe të shqiptarëve që kanë keqmenaxhuar vendet e tyre, shtetin e së drejtës dhe ekonominë. Vuçiç është fuqizuar, Serbia është fuqizuar. Dhe nëse bëhet fjalë për një marrëveshje, unë gjykoj që jemi më afër asaj idesë që Vuçiç mund të thotë që do të marr diçka, do marrë Serbia diçka, dhe SHBA i thotë shqiptarëve ne ju çliruam, merrni këtë copën këtu, jepni këtë copën edhe mbylleni.
Një tezë tjetër për të shkuar tek Grenelli. Faza e parë është investimi në ekonomi. Hidhet këtu krijohet një kënaqësi. Dhe është një problem më pas, që ekonomia dominon politikën. Ekonomia mbi të gjitha. Ekonomia por edhe politika. Nënkuptoj këtë që Europa nuk është kundër, por është kundër se çdo ndryshim kufijsh është një minim i një vizioni europian për Europën vetë, minim i shumë situatave prandaj BE nuk e pranon. Këtu ngrihet problemi, nëse SHBA e ka këtë vizion, kush e ka Trump apo amerikanët? Ajo që më shqetëson tek shqiptarët, politikanët që duan të bëjnë këtë ndryshim, në këtë rast është Thaçi. Mendimi im është.”- tha Lubonja
