“Marrëveshja po funksionon”, Sunak: Ka rënë me 90 përqind numri i të ardhurve nga Shqipëria

AKTUALITET


Mbërritja e emigrantëve me varka ose gomone nëpërmjet Kanalit për në Britani është bërë një çështje emergjente dhe shumë e diskutuar në qeverinë britanike. Qeveria britanike ka menduar madje të tërhiqej edhe nga Konventa e të Drejtave të Njeriut nëse do të haste ndonjë pengesë për sa i përket planeve të saj për të dërguar emigrantët në Ruandë.

Së fundmi kryeministri britanik ka postuar një video në Twitter ku tregon 5 hapat për luftuar emigracionin e paligjshëm.

1:) Kushdo emigrant që do të mbërrijë në Britani në mënyrë ilegale nuk do të mund të qëndrojë pavarësisht përpjekjeve të shumta që mund të bëjë, duke marrë parasysh ligjet e reja që priten të hyjnë në fuqi së shpejti.

2:) Qeveria britanike ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për të ndaluar kalimin e emigrantëve përpara se të kalojnë Kanalin.

Kryeministri britanik tha  gjithashtu se marrëveshja me Shqipërinë,  ka ndihmuar në uljen drastike të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Britani, me 90%.

3:) Rishi Sunak tha se ka rritur me 50% bastisjen për punëtorët ilegalë gjithashtu.

4:) Farsa e emigrantëve të paligjshëm që qëndrojnë në hotele nga taksapaguesit do të ndalojë.

Në pikën e fundit dhe të pestë, Sunak tha se e vetmja mënyrë për të qëndruar në Britani do të jetë nëpërmjet rrugëve legale.

“E di që ndalimi i emigrantëve është një prioritet për britanikët dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të arrijmë qëllimin tonë,” përfundoi Rishi Sunak.



Skip to toolbar