Marrëveshje kundër emigracionit/ Starmer: Tirana partner kryesor rajonal kundër trafikut

AKTUALITET


Keir Starmer e nisi vizitën e pare zyrtare te nje kryeministri britanik në Shqipëri në kuadër të Komitetit të Samitit Politik Europian në Portin e Durrësit, atje ku deklaroi se Britania  e Madhe do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë në lidhje me Emigracionin e Paligjshëm. Kreu I qeverisë Britanike u shpreh se Shqipëria do të jetë tashmë partneri kryesor rajonal I britanise se madhe per bllokimin e rrugëve ballkanike të emigracionit të paligshëm .starmer konfirmoi ngritjen e një taskforce special rajonale që përfshin Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Eshte e papranueshme që dikush të hip në një varkv të vogël dhe të kalojë kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar. Qeveria e mëparshme  e humbi kontrollin e kufinjëve por ne do ta rimarrim këtë kontroll. Në muajt e fundit kemi kryer arrestime të profilit të lartë. Ne kemi bashkëpunuar me Shqipërinv dhe kemi treguar se kur bashkëpunojmë kemi zbatim të ligjit. Nëpërmjet punvs mes dy vendeve tona kemi ulje të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria.”

Mediat Britanike shkruajnë gjithashtu se Tirana dhe Londra zyrtare do të nisin një projekt të ri për të luftuar pastimin e parave mes dy vendeve. Sipas asaj që shkruan The Telegraph do të ketë një bashkëpunim të shtuar mes policisë Shqiptare dhe asaj Britanike të cilat do të ndajnë mes tyre ADN-të e personave të përfshirë në veprimtari kriminale të cilët sjellin paratë e tyre në Shqipëri.. Londra Zyrtare do ti dhurojë vendit tone dy makineri që zbulojnë dokumentet e falsifikuara në mënyrë që personat e deportuar të mos kthehen më në Britani.

Një tjetër program I cili do të zhvillohet nga Mbretëria e Bashkuar në veri të Shqipërisë do të jenë edhe programet të cilat do të ndihmojnë personat e deportuar  si emigrantë të paligjshëm që të integrohen  dhe të punësohen në Shqipëri dhe të mos mendojnë më kthimin në Britaninë e Madhe.



Skip to toolbar