Shqipëria ka pritur një numër një shifër rekord të turistëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë nëpërmjet aeroportit të Nënë Tereza .janë 7.2 milionë pasagjerë që kanë ardhur në Shqipëri gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti.Kreu i qeverisë Edi Rama në rrjete sociale ka theksuar se shifrat tregojnë se gjatë gushtit turistët janë rritur me 41%.
“SHQIPËRIA NUK NDALET në rritjen e numrit të turistëve dhe Rinasi në gusht tejkaloi çdo parashikim optimist, me 1.2 milionë pasagjerë ose 41% më shumë se sa gushti i shkuar.Bilanci Janar-Gusht 2024 arrin në 7 .2 milionë pasagjerë që kanë hyrë vetëm në Rinas, ku në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar numri i tyre ishte 4.6 milionë. Ky bilanc flet për 56% rritje në vitin aktual.”
Po ashtu e veçantë është edhe gjeografia e vendeve nga kanë ardhur turistët.
“Risia e këtij viti janë afro 4 mijë pasagjerë nga Japonia, rreth 4 mijë të tjerë nga Zelanda e Re, pothuajse 20 mijë nga Australia dhe 35 mijë nga Kanadaja.”
Me anë të shifrave kreu I qeverisë I kthen përgjigje edhe skeptikëve në lidhje me impaktin e turizmit në ekonomi
“Ata që komentojnë ç’na duhen turistët, duhet të llogarisin se të gjithë këta miliona njerëz shpenzojnë në Shqipëri para për të fjetur, për të ngrënë, për të udhëtuar, për të blerë dhurata dhe të gjitha këto para nuk u shkojnë disa “oligarkëve”, siç i bien shkurt disa kalorës të vrerosur të luftës me qeverinë, po derdhen në arkën e buxheteve familjare .”