Mbi dy orë në SPAK për aferën CEZ-DIA, Meta: Kanë dalë në modë kallëzuesit e rremë

Më të fundit


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se nuk ekziston asnjë akt apo shkresë që ai të ketë nënshkruar në interes të dikujt.

Edhe pse qendroi plot dy orë para prokurorëve, ai tha se u pyet për gjëra që nuk kanë ndonjë rëndësi.

“Në çdo rast tjetër nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv.kryeministër as ministër i ekonomisë, përfshirë këtu edhe DIA edh CEZ. Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi.”, tha ai.

Ilir Meta u shpreh se ishte në SPAK nën cilësinë e personit që ka dijeni për cështjen në fjalë teksa akuzoi mazhorancën se ka nxjerrë në modë kallëzuesit e rremë dhe mashtruesit.

“Unë erdha në respekt të ligjit. S’jam këtu për kallëzimet e rreme. Ata kanë dëshmuar dy herë më parë dhe emri im s’është përmendur gjëkundi” – tha Ilir Meta.

Kreu i PL u shpreh se është i gatshëm të përballet me drejtësinë, mediat dhe çdo të vërtetë.



Skip to toolbar