Mbrojtësi i kombëtares ndryshon skuadër, Dermaku “zbret” në Serie B

Më të fundit


Kastriot Dermaku ndryshon skuadër në ditën e fundit të merkatos. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mbetet në futbollin italian, por nga Serie A ka vendosur të zbresë në një kategori më poshtë. Klubi i Leçes zyrtarizoi transferimin e 28-vjeçarit, që largohet nga Parma me një formulë huazimi.

Dermaku

Akordi parashikon kontratë deri në fund të sezonit dhe detyrim për blerjen e kartonit të tij nëse skuadra arrin të ngjitet në Serie A. Te Leçe, mbrojtësi kuqezi do të ketë më shumë hapësira si titullar, megjithëse në sezonin e fundit të kampionatit italian u aktiviazua në shumë ndeshje nga minuta e parë.





Skip to toolbar