Mbyllet procesi i vetingut/ Kreu i KPA: Mbyllet tranzicioni i drejtësisë

AKTUALITET


Ceremonia përmbyllëse e procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve mblodhi bashkë eksponentë të politikës dhe të drejtësisë, të cilët vlerësuan rezultatin që prodhoi procesi i Vettingut, produkt që erdhi nga Reforma në Drejtësi, pas ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese të vitit 2016.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zëvëndëskryeministrja Albana Kociu, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe të gjithë drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në vend, nga kryetari i ILD deri tek drejtuesi i Prokurorisë së Posaccme Klodian Braho.

Ceremonia u ccel nga kreu i Kolegjit të Posaccëm të Apelimit Sokol Como, i cili tha se ky proces mbyll tranzicionin e drejtësisë në vend dhe se Shqipëria po futet në shinat e duhura të demokracisë funksionale.  Zëvëndëskryeministrja Kocciu vlerësoi procesin e Vettingut, duke thënë se reforma në drejtësi është gur themeli për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërsa kreu i SPAK Klodian Braho e cilësoi këtë moment, me rëndësi për sistemin e drejtësisë.

Në 8 vitet e fundit, korpusi prej 805 gjyqtarësh, prokurorësh dhe ndihmësish ligjorë të vendit kaloi nëpër filtrat e vetingut, një proces kyç i reformës në drejtësi, që mbylli siparin në 5 mars të këtij viti, ndërsa gjatë kësaj periudhë deri më tani po punohet me zbardhjen e vendimeve të dhëna nga Kolegji i Posaccëm i Apelimit.

442 subjekte rivlerësimi ose 55% e totalit u larguan nga detyra, nga të cilët 268 u shkarkuan, 105 dhanë dorëheqjen dhe 49 të tjerë u larguan pa një vendim përfundimtar.



Skip to toolbar