Mbytet turistja ukrainase/ Vlorë, nënë e bijë rrezikuan në det, 44 vjeçarja nuk mbijetoi

AKTUALITET


Një shtetase ukrainase humbi jetën ndërsa vajza e saj ndodhet në gjendje të rëndë, pasi po laheshin në det, në zonën e Lungomares.

Nënë e bijë kishin ardhur për pushime, ndërsa këtë të premte po laheshin në plazhin pranë Lungomares, ku rrezikuan mbytjen.

Pavarësisht ndihmës së parë që I dhanë pushuesit, fatkeqësisht njëra prej tyre nuk ia doli.

Nënë e bijë u dërguan me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, por njëra prej tyre nuk ia doli dot, ndërsa e bija vijon të qëndrojë e intubuar, në luftë për jetën.



Skip to toolbar