3 persona kanë rënë në pranga për mungesë të
lejes së qarkullimit rrugor, ndërsa 29 të tjerë janë ndëshkuar për tejkalim të
shpejtësisë me 150 km në orë.
Aksioni u shtri në akset rrugore Tiranë –
Elbasan, Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Peqin, për shmangien e aksidenteve dhe
rritjen e sigurisë në rrugë.
Gjatë operacionit janë bërë 112 kontrolle të imtësishme të makinave dhe drejtuesve të saj, për sende të kundraligjshme. Janë marrë masa administrative ndaj 29 personave për tejkalim shpejtësie, kryesisht tek tuneli i Krrabës, ku ecnin me 150 km në orë. Gjithashtu janë ndëshkuar 25 drejtues për parakalime të gabuara, 11 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse dhe 8 për xhama të errësuar me qese plastmasi.
Policia e Elbasanit vijon kontrollet dhe akset rrugore me qarkullim të lartë për shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.