Me 153 km në orë, ndëshkohen 4 shoferë në aksin Sauk-Mullet

AKTUALITET


Katër leje drejtimi janë pezulluar për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara në aksin Sauk-Mullet. Në këtë segment prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm është konstatuar një numër i vogël shkelësish mbi normat e lejuara te shpejtësisë, megjithatë shpejtësia që ata udhëtonin ishte shumë e lartë, nga 138 km/h deri në 153 km/h.

TiranëVijon kontrolli i pandërprerë me radar i rrugëve urbane e interurbane, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasoje e shpejtësisë mbi normat e lejuara, veçanërisht ne qendrat e banuara.Në segmentin Sauk-Mullet në Tiranë, prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm është konstatuar një numër i vogël shkelësish mbi normat e lejuara te shpejtësisë, ku janë pezulluar vetëm 4 leje drejtimi për shpejtësi, 138 km/h deri në 155 km/h.Mos shpejtoni se në rastin më të mirë do dorëzoni patentën tek Polici rrugor e në rastin më të keq do arrini aksidentin rrugor.Mbrojeni jetën, jeta është e shtrenjtë, qarkulloni brenda rregullave që të arrini në destinacion shëndoshë e mirë e me patentën në xhep, pasi edhe ajo ju duhet për të mbajtur familjet tuaja.Sa më pak shkelje aq më shumë siguri jete ka në rrugë.


Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 4. Januar 2020

Ky aks prej disa kohësh është kthyer në një ‘pikë të zezë’ aksidentesh dhe shkeljesh si pasojë e shpejtësisë tej normave. Në këtë mënyrë policia ka shtuar prezencën me patrullime të herë pas hershme në mënyrë që të ndëshkojë shkelësit dhe të parandalojë aksidente të mundshme që vijnë si shkak i shpejtësisë.

Policia ka bërë edhe një apel për të gjithë shoferët duke thënë që të mos shpejtojnë në rrugë. “Mos shpejtoni se në rastin më të mirë do dorëzoni patentën tek Polici rrugor e në rastin më të keq do arrini aksidentin rrugor. Mbrojeni jetën, jeta është e shtrenjtë, qarkulloni brenda rregullave që të arrini në destinacion shëndoshë e mirë e me patentën në xhep, pasi edhe ajo ju duhet për të mbajtur familjet tuaja. Sa më pak shkelje aq më shumë siguri jete ka në rrugë”, apelon policia.




Skip to toolbar