Me duar të lidhura dhe fytyra të gjakosura, publikohen pamjet e 5 ushtareve izraelite që u rrëmbyen nga Hamasi

BOTA


Pamjet e rrëmbimit të 5 ushtareve izraelite nga Hamasi më 7 tetorin e vitit të kaluar janë publikuar sot nga Forumi i Familjes.

Kanë qenë vetë familjarët që kanë dhënë lejen për të publikuar pamjet e rënda. Filmimi 3 minuta nga kamerat e trupit të militantëve të Hamas janë prerë për të shmangur përmbajtjet e frikshme.


Në video duken gratë të mbuluara me gjak e të lidhura ndërsa terroristët e Hamasit i ofendojnë duke i thënë “Ju qenër! Do ju shkelim me këmbë! Vëllezërit tanë kanë vdekur për fajin tuaj.Do ju vrasim të gjithë”.

Pasi torturohen, 5 gratë ngarkohen në automjete për t’i çuar në Gaza. Në orët e para të masakrës së kufirit të Gazës në 7 tetor, 15 vëzhgues ushtarakë u vranë në bazën ushtarake Nahal Oz dhe shtatë u sollën të gjallë në Gaza.




Skip to toolbar