Mërtiri: ‘Revolucioni’ në Parlament, Berisha po krijon stuhi në gotë. Zheji: Show për ndërkombëtarët

Më të fundit


Ka vijuar diskutimi në “Real Story” mes dy analistëve Ergys Mërtiri dhe Artur Zheji, të cilët kanë deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha ka nevojë që militantët ekstremë në grupin e tij t’i mbajë me kocka.

Sipas Mërtirit, Berisha nuk ka uragan dhe po krijon një stuhi në gotë që është parlamenti. Ndërsa, Zheji e ka konsideruar këtë një show më shumë për ndërkombëtarët.

Mertiri: Këto lloj shfaqjesh nuk i japin pikë fare opozitës, përkundrazi i heqin pikë. Këto lloj shfaqjesh i japin pikë Berishës për të mbajtur shtrënguar elektoratin politikë. Domethënë ai ka nevojë që militantët e tij ekstremistë në grupin e tij më të verbër ndaj tij, t’i mbaj me kocka dhe kjo është një kockë politike. Ata ëndërrojnë që ky proces do prodhojë ndonjë gjë.

Zheji: Mendoj që show që bën doktori është më shumë për ndërkombëtarët, sepse kjo është vetëm maja e ajsbergut e asaj që unë jam i zoti të bëj dhe mundet që Shqipëria të destabilizohet. Pra, të ngrihet në këmbë për doktorin dhe të krijojë destabilizim. Atëherë këtë akt destabilizues e vë në kandarin e ‘Më lini rehat se unë jam në punën time’.

Mertiri: Ka një gjë. Retorika e doktorit gjatë këtyre viteve ka qene kjo që ‘në qoftë se ju më prekni mua do të keni demokratët, do të përballeni me uraganin e demokratëve. Ndërkohë, uragan nuk ka dhe ai po krijon stuhi në gotë, gota është parlamenti. Të premten kur u arrestua Malltezi, ai i ka bërë thirrje militantëve, strukturave, deputetëve që të vijnë në sallën ku ai mbajti konferencë dhe kishte as kishte 50 vetë.



Skip to toolbar