“Ka një bestytni që Berisha do lëri një pasardhës”, Mertiri: Ai e do PD për të mbrojtur veten nga amerikanët

Më të fundit


Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar në emisionin “Real Story” se ish-kryeministri Sali Berisha e do Partinë Demokratike për të mbrojtur veten nga amerikanët dhe jo për të fituar, apo për të vazhduar opozitën.

Ai ka theksuar se Berisha është e qartë që është drejt fundit, por problemi është se ka një bestytni te radhët e atyre që e ndjekin që ai do lëri një pasardhës.


Sipas Mërtirit, Berishës i duhet të mbrohet duke besuar që amerikanët nuk do ta sulmojnë sepse ata nuk do duan të prodhojnë një lajm sikur Amerika po godet apo po burgos liderin e opozitës.

‘Sali Berisha është e qartë që është drejt fundit, por problemi është se ka një bestytni te radhët e atyre që e ndjekin që ai do lëri një pasardhës. Mesa shoh unë, një pjesë aty pretendojnë që të jenë Luli i ardhshëm dhe mendojnë që Berisha do të tërhiqet një ditë dhe ky do ta trashëgojë atë. Ndërkohë, që është e qartë që Berisha nuk ka besim te cilido. Duke qene non grada, duke qene i sulmuar nga SPAK-u dhe ishte i detyruar. Në këto kushte ai do ta vazhdoj vetë vallen, e para se nuk ka besim te njëri dhe e dyta se e ka PD-në tashmë dhe e do jo për të fituar, jo për të vazhduar opozitën, por për të mbrojtur veten nga amerikanët. Në qoftë se ai ka një vartës aty, nuk ka për çfarë i duhet. Atij i duhet të mbrohet duke besuar që amerikanët nuk do ta sulmojnë sepse amerikanët nuk do duan të prodhojnë një lajm sikur Amerika po godet apo po burgos liderin e opozitës. Për kaq i duhet PD-ja’, tha ai




Skip to toolbar