Mesazhi i Xhelal Mziut, reagon Rama: Ndjesa e këtij trogloditi s’vlen asnjë qindarkë!

Më të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mesazhit të kandidatit për deputet të PD në Dibër Xhelal Mziu, duke e cilësuar një njeri shpellash.

Në një deklaratë në “Facebook”, Rama thotë se ndjesa e tij nuk vlen asnjë qindarkë dhe se është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale.


Ai shprehet më tej se populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!

DEKLARATA E RAMËS
Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i drejtësisë popullore në 25 prill!

Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar!

Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht!

Në 25 prill votohet për fëmijët që s’kanë të drejtë vote, por që asnjë borxh nuk u kanë prindërve të tyre kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre!

Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni!

Tregojeni me votën tuaj, forcën e madhe të karakterit që Shqipëria kërkon sot prej të gjithë ne, në rrugën drejt majës ku duhet të vazhdojmë të ngjitemi, për ta bërë Shqipërinë zonjën që Zoti deshi, kur i fali bujarisht bukuritë e saj përrallore❤️🇦🇱

Rama Fb