Basha: e dua 13 tetorin

AKTUALITET


Për herë të parë kreu i PD-së, Basha ka deklaruar se 13 tetori, data e dekretuar nga Meta për të zhvilluar tre palë zgjedhje, është një mundësi e mirë për të dalë nga kriza. Këtë deklaratë Basha e bëri pasi mëngjesin e së martës zhvilloi një takim 40 minutësh kokë me kokë me presidentin Meta.

“Pa dyshim, takimi me presidentin lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e  presidentit dhe shqetësimin e tij i kam bërë të qartë që PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve. Që zgjedhjet e ardhshme ndryshe nga farsa e 30 qershorit siç e deklaroi dhe OSBE/ODIHR, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë. Dhe se në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap”, tha Basha.

Më herët Basha e kishte injoruar dekretin e Metës për 13 tetorin. Madje kishte deklaruar se nuk do të hynte në asnjë proces zgjedhor pa u plotësuar kushtet e tij që janë largimi i Ramës dhe qeveria teknike.

Por në deklaratën e së martës, duket se Meta ia ka dalë t’i ndryshojë mendje kreut të PD-së. Basha tha se 13 tetori është është një mundësi e mirë për të dalë nga kriza politike dhe u shpreh i gatshëm për të ndërmarrë ndryshime kushtetuese në mënyrë që në vend të realizohen edhe zgjedhje presidenciale, sikurse ka propozuar Meta, në mënyrë që presidenti të zgjidhet nga populli.

Basha gjithashtu ka thënë se me aleatët e PD-së ka diskutuar se aksioni i opozitës së bashkuar do të përqendrohet tani e tutje tek platforma ekonomike. Ndërsa nuk ka përmenduar në asnjë rast kërkesën për largimin e Ramës. Pra Basha është gati të futet në zgjedhje me Ramën kryeministër duke i vënë shkelmin premtimit të bërë në 10 protesta të opozitës? Të paktën këtë e nënkupton deklarata e sotme e Bashës.

I gjendur pa asnjë pushtet, duket se e vetmja shpresë e Bashës tani është futja në një garë elektorale në 13 tetor. Ndaj dhe ai, pas takimit me presidentin, është bindur për të mbështetur dekretin më të fundit të Metës që propozon zhvillimin e zgjedhjeve lokale, të përgjithshme dhe presidenciale më 13 tetor. Propozim ky që ka pak gjasa të realizohet pasi maxhoranca është kategorikisht kundër./Realstory.al

LIVE – Opozita ëshë e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës dhe, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të garantuar një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve. Qëndrimi i Opozitës së Bashkuar është i pandryshuar: nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa largimin e Edi Ramës, një qeveri tranzitore që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin e hajdutëve të zgjedhjeve.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 16. Juli 2019


Skip to toolbar