Meta po bën lojë politike. S`mund të rrëzohet procedura kushtetuese, me akt normativ

#NËRADAR


Ilir Meta pezulloi procedurën për përzgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, duke e argumentuar se tani radha është e Kuvendit. Për analistin Arian Vasjari, Presidenti është në të drejtën e tij në aspektin procedural. Në “Real Story”, Vasjari u shpreh se ndërkohë, nëse Presidenti Meta do ta  kishte emëruar anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese, pa pritur Kuvendin, ai nuk do të gjykohej për këtë. “Në këndvështrimin tim kjo është anomali, por nuk mund ti shmangemi Kushtetutës. Shpresoj që parimi i lujalitetit institucional të triumfojë. E drejta nuk është shkencë ekzakte. Në parashtresën e Presidentit, në vështrimin tim janë korrekte”, tha Vasjari. Megjithatë, sipas tij Presidenti nuk është korrekt që procedurën kushtetuese të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ta rrëzojë me një akt normativ.

“Ajo që nuk është korrekte te Presidenti, është që procedurën kushtetutese ta rrëzojë me një akt normativ. Duhet të triumfojë një nga kërkesat që Bundestagu na i ka bërë, të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Pas këtij procesi do ta kemi më të qartë se kush janë ata që e pengojnë krijimin e kushtetueses. Nëse do rrimë të gjejmë fajtorin, ne nuk do dalim kurrë. Ne kemi objektiva të qarta, na kërkohet që të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Unë them që Presidenti i Republikës ka mundësinë. E drejta nuk është instrument. Nëse presidenti jep ‘ok’ nuk ka sens për ta atakuar Gjykatën Kushtetuese”, tha Vasjari. Më tej ai shtoi se mazhoranca nuk është bllokuese e konstituimit të kushtetueses, ndërkohë që opozita duhet të ushtrojë “presion” për krijimin e kësaj gjykate, tha Vasjari.

“Unë kam bindjen që mazhoranca nuk është e prirur të bllokojë konstituimin e Gjykatës Kushtetuese.  Situata është tmerrësisht delikate për mendimin tim. Jemi në një situatë që lidhet me procesin integrues të Shqipërisë. Nëse ne nuk plotësojmë kushtet, këto janë argumenta për të na vendosur në dispozicion planin B: status të privilegjuar, dhe jo anëtar të BE. Një burrë shtetit thotë: unë po e anashakloj këtë, dhe po vendos këtë. Opozita duhet të bëjë presion që çështja e Gjykatës Kushtetuese duhet të zgjidhet urgjent”, tha Vasjari.

Ndërkohë, analisti Robert Rakipllari u shpreh se vetëm SPAK është në rrugën e duhur të krijimit, ndërsa institucionet e tjera janë të komoplikuara dhe me ndërhyrje politike. Megjithatë, në këndvështrimin e Rakipllarit, Presidenti po bën përpjekje për reformën në drejtësi. “Për mua duket sikur gjasat janë për tu penguar. Për mua vetëm SPAK duket në rrugë normale për tu krijuar. Pjesa tjetër është bërë shumë e komplikuar dhe politike. Do ishte shumë mirë që kjo çështje të zgjidhej në mënyrë luajale mes presidentit dhe parlamentit. Unë e shoh atë që bën Presidenti, është i vetmi institucion që po bën një lloj përpjekje për reformën në drejtësi”, tha Rakipllari.

Kurse analisti Skënder Minxhozi e quajtu tentativën e Ilir Metës si një bllokim politik për kushtetuesen. Ai u shpreh se krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë kërkon magjistratë shumë të kualifikuar dhe të pastër në figurën e tyre. “Unë nuk e di arsyen e vonesave. Sa herë që jam interesuar se pse po vonohen këto dy gjykata, pse ngecin, mua më është thënë se kriteri për tu bërë anëtar sot i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë janë të tmerrshme. Mua më është thënë që është e vështirë të gjesh në trupën e drejtësisë sot që të kenë magjistraturën, të mos kenë nga 7 pika karburanti, që edhe të kenë kaluar vettingun. Unë kujtoj se zoti president që thoshte se kishte vetëm datën 17 tetorin në mendje për negociatat. S`mund të bësh një letër thatë aty për procedurë për ta ndaluar. Të gjithë na intereson që kjo gjykatë të krijohej. Unë mendoj se ky është një vendim politik për ta bllokuar. Nëse ka një ngërc procedural, duhet të ketë komunikim. Ku janë kanalet e konomunikimit këtu”, tha Minxhozi.

Vendim politik e quajti dhe analistin Alfred Lela, pezullimin që i bëri Ilir Meta emërimit të gjyqtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, e gjitha është lojë politike, pasi Meta pret të mësojë se cili do të jetë emri që do të përzgjedh mazhoranca. “Një nga betejat më të mëdha në SHBA është kur i vjen radha një anëtari gjykatës së lartë për të dalë një pension. Bëhet një betejë për zëvendësin e tij. Ndryshimi i madh atje është se kur vjen puna te gradat e zantit ata janë elita e elitës së gjyqtarëve. Presidenti, unë kam përshtypjen që do të shohi se kush po i vjen përballë. Në bazë të kësaj do të ndërtojë përgjigje. Është lojë politike”, tha Lela. /Realstory.al/



Skip to toolbar