“Po të poshtëronim Shqipërinë, do destabilizonim Ballkanin”

AKTUALITET


Presidenti i Francës foli në një intervistë për “The Economist”. Emmanuel Macron është shprehur se kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, kanë qenë pothuajse gjysma e vendeve të BE. Macron deklaron se shumë vende kërkonin të trajtoheshin veç Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Megjithatë, sipas tij nëse Shqipëria do të ishte veçohej, në Ballkan do të krijohej një traumë.

“Nuk mendoj, e di me siguri që fshihen pas Francës. Po t’i pyesni nesër nëse duan t’ia hapin derën Shqipërisë, gjysma do të thonë JO. Donin të hapnin negociatat me Maqedoninë e Veriut, por nëse nuk i thonim PO edhe Shqipërisë do të shkaktonim një traumë të madhe në rajon. Ka komunitete që flasin shqip kudo. Nëse do të poshtëronim Shqipërinë, do të destabilizonim rajonin për një kohë të gjatë”.


Më tej ai është shprehur se së pari duhet të reformohet Bashkimin Europian, dhe më pas të rifillojë procesi i zgjerimit. “Prandaj, bindja ime është që ne duhet të reformojmë procesin e pranimit përpara se të pranojmë anëtarë të rinj”, shtoi Presidenti i Francës. I pyetur nëse këtë boshllëk që la BE në Ballkan, mund ta zërë Rusia dhe Kina, për Emmanuel Macron, Kina dhe Rusia po ndikojnë dhe te vendet që i kanë hapur negociatat. “Rusia dhe Kina po ndikojnë dhe tek vendet që i kanë hapur negociatat”, është shprehur Macron.




Skip to toolbar