Partia Demokratike ka shpërndarë për gazetarët një video, ku shihet një furgon i veshur me logo të Partisë Socialiste. Furgoni, sipas PD-së është në qytetin e Fierit. Në video, shihet gjithashtu se dera e pasme e bagazhit të këtij mjeti mban dy thasë, të cilët në fakt nuk mund të kuptohet se çfarë kanë në brendësi. Megjithatë, PD thotë se thasët janë me miell dhe pretendon që u shprëndahen qytetarëve. Deri këtu supozohet se është e vërtetë. Por i gjithë pretendimi rrëzohet!
E para, video është filmuar me celular dhe dikush e komenton atë, teksa tre persona me instrumente muzikore bëjnë “aheng”, çka e komprometon vërtetësinë e videos. Në fakt, video është FAKE. Furgnoi është inskenim i shitur si “lajm” për blerjen e votës nëpërmjet thasëve me miell. Këtë e konfirmon vetë PD në tekstin shoqërues të materialit filmik, ku shprehet: “Furgoni me logon “Bashkia që duam” shpërndan miell në Fier ditën e votimit. Qytetarët tallen dhe vënë në lojë zgjedhjet me saze”.
Pra me pak fjalë, një inskenim i rëndomtë, për të krijuar situatë gazmore, sepse nëse do të ishte e vërtetë, sigurisht, PD nuk do të shkruante vetëm një fjali për një “fakt” të tillë, por do të kishte shkuar në Polici, ndoshta shoqëruar me një deklratë nga Selia Blu, ashtu sikundër bëri Edi Paloka, për një video ku pretendonte se një vajzë ishte duke u “blerë” nga përfaqësues të PS për të votuar në Tiranë.
E gjitha kjo, vjen në një moment kur Partia Demokratike, ka hequr dorë nga dhuna, por është shprehur se do të ‘dokumentojë me video e prova’ gjithë procesin zgjedhor, që më pas t`ua japë ndërkombëtarëve. Duket që pjesë e këtij plani janë dhe të tilla inskenime, duke krijuar skena të tilla, që më pas të shiten si manipulime të procesit zgjedhor.