“Mik i çmuar i rajonit”, Cameron me Ramën: Shqipëria histori suksesi

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron kanë mabjtru sot një konferencë për shtyp pas takimit kokë më kokë.

Kreu i qeverisë shqiptare thoë se në këtë takim kanë folur për thellimin e marrëdhënieve dy palëshe.


“Kemi një mik të veçantë një personalitet të njohur të politikës. Jo vetëm që kemi një mik nga një vend aleat dhe partner i rëndësishëm, sekretarin e shtetit për çështjet e Jashtme, por edhe në të njëjtën kohë një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe tani jam i bindur se do rikthehet përsëri.

Sot kemi diskutuar për marrëdhëniet tona dy palëshe dhe thellimin e mëtejshëm të tyre. Kemi folur si në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në Nato qoftë në aspektin e marrëdhënieve bilaterale në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në vendin tonë. Jemi duke folur për një projekt me rëndësi të veçantë që është hekurudha Durrës Prishtinë, element kyç jo veç mes dy vendeve tona por në rajon e më gjerë. Duke pasur parasysh se ne hapim garën për portin e ri ndërkombëtar të Durrësit”, tha ai.

Nga ana e tij, sekretari Cameron tha se Shqipëria ke një orientim të qartë. Ai shtoi se Britania po ndihmon modernizimin e sistemit gjyqësor shqiptar.

Sekretari i Jashtëm britanik shtoi se një nga arsyet pse donte ta vizitonte Shqipërinë ishte suksesi i qeverisë shqiptare në ekonomi si dhe lidershipi i shkëlqyer i Këshillit të Sigurimit pranë OKB.




Skip to toolbar