Minoreni përplas me makinë këmbësorin, vdes 55-vjeçari në Durrës

AKTUALITET


DURRËS- Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.

Një i mitur, duke drejtuar automjetin ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë në zonën e Fllakës, e njohur ndryshe si sektori Rinia.

Minoreni, i cili shkaktoi aksidentin, nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për ngjarjen./abcnews.al



Skip to toolbar