Minxhozi: Mesazhi “shqiptar” i Xhorxhia Melonit 

Më të fundit


Amatorët e teorive të konspiracionit janë duke jetuar kohë të arta. Pas ngjitjes së fortë të Le Pen në zgjedhjet parlamentare franceze në qershor dhe pas rënies së Boris Xhonsonit në Britani, ata janë gati të fusin të dyja duart në zjarr se edhe pas fitores së orëve të fundit të të djathtës italiane qëndron Vladimir Putin.

Përtej këtij detaji, Italia fqinje është zgjuar sot në një botë krej të ndryshme nga ajo e fundjavës së shkuar. Frenat e pushtetit i mori në dorë e djathta populiste, ku figura e kryeministres së ardhshme Xhorxhia Meloni dhe pas saj ajo e Matteo Salvinit të Lega Nord, bëjnë që të duket si një gjysh babaxhan e i padëmshëm Silvio Berluskonin e “shpluhurosur” në krye të Forza Italia.


E djathta largoi nga pushteti një qeveri kaotike me dominim të majtë, të drejtuar nga ndoshta financieri më i aftë i kontinentit. Rrënjët e disfatës elektorale të qeverisë aktuale italiane dhe partive që e mbështetën qëndrojnë padyshim tek sherret mes aleatëve, por edhe më thellë akoma, ato qëndrojnë tek efektet shkatërrimtare që po provokon konflikti ukrainas mbi ekonomitë e mëdha evropiane dhe përgjithësisht mbi shoqëritë e shteteve kryesore.

Shtrenjtimi i lëndëve të para, më së pari hidrokarbureve, drithërave e më tej në formë kaskade i të gjitha çmimeve të produkteve e shërbimeve, i ka vënë qeveritë evropiane përballë një trysnie të fortë, ndërkohë që SHBA po ja del ta mbajë krizën më shumë në kufinjtë e kontinentit të vjetër.

Kriza ishte kali i betejës së Melonit dhe partive të saj aleate gjatë fushatës elektorale. E djathta bëri atë që s’e bëri dot e majta e përgjumur dhe teknokrati Dragi: ju tha italianëve atë që donin të dëgjonin. Pra, që do të kishte shërim për krizën, që do të kishte më shumë para në xhepat e tyre, që do të bëhej diçka për benzinën, ushqimet, ngrohjen dhe mallrat e konsumit. Meloni fitoi sepse premtoi. Ky është një ndër mësimet e mëdha të momentit, kur xhepat e qytetarëve janë vënë në stres të skajshëm nga kostoja e lartë e jetesës nën efektin e luftës në Ukrainë.




Skip to toolbar