Tre ish-presidentë dhe Majko mbërrijnë në Hagë, vizitojnë ish krerët e UÇK 

AKTUALITET


Një vizitë e rëndësishme e tre ish-presidentëve të Shqipërisë në Hagë do të zhvillohet sot ku do të takojnë ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte. Tre ish-krerët e Shtetit Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi, si dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, do të vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK-së.

Ish-presidentët shqiptarë pritet të takohen me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga.


Delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli, ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kujtojmë se më herët nga Shqipëria ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së kryeministri Edi Rama. Nga Kosova ata janë vizituar nga krerët fetarë të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca




Skip to toolbar