Minxhozi: Meta në SPAK? Tre orë brenda nuk rrihet kot, bëri teatër para kamerave

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi, ka komentuar thirrjen e Ilir Metës një ditë më parë në SPAK.

I ftuar në ABC News, Minxhozi u shpreh se tre orë nuk rrihet kot në SPAK, dhe se deklarata e Metës që s’ka ndodhur asgjë ishte një teatër para kamerave. 


“Politikanët na ngrenë një kurth të vogël edhe ne si media, që shkojnë në dyert e drejtësisë dhe bëjnë një ‘miting’, për të bërë një kundërpeshë për atë që janë thirrur aty brenda. Është një e drejtë e gjyqësorit të thërrasë edhe kur je më i pari i vendit dhe ti të ruash atë që quhet qasje normale ndaj procedurës.

Tre orë nuk rrihet kot në SPAK, kohëzgjatja ka një sens. Në dimë që ajo është ndër aferat më të koklavitura të shtetit shqiptar. Mënyra si janë mbledhur këto borxhe dhe marrëdhëniet korruptive që erdhi, dimë që kjo dosje është goxha e nxehtë. Ndërkohë në Shqipëri politikanët shpëtojnë me’nuk isha, nuk e dija. 

SPAK duhet të ishte aktiv, dhe t’i mundësohej aksesi në të gjitha dosjet e mëdha. Që Meta të shkojë atje dhe të thotë s’ka ndodh asgjë, është një teatër para kamerave.

Meta është një politikan me dy pamje sa i përket qëndrimit në momente të vështira dhe decizive. E kam konsideruar një ndër njerëzit më të qetë në politikën shqiptare. Ndërkohë kur u zgjodh president, kemi një Metë krejt tjetër. Është një Ilir Meta aktualisht që nuk ngjan fare me atë Metë që luante me Nanon e ruante tonet, luante me Berishën dhe sërish ruante tonet.” vijoi Minxhozi.




Skip to toolbar