Mira Murati, drejtuesja për teknologjinë në OpenAI, do të largohet nga firma e inteligjencës artificiale. Në një deklaratë të postuar në X, ajo tha se “ka marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI”.
“Gjashtë vjet e gjysmë me ekipin e OpenAI kanë qenë një privilegj i jashtëzakonshëm”, tha Murati.
“Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI… Po largohem sepse dua të krijoj kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin tim,” shton më tej ajo.
Dy drejtues të tjerë të lartë do largohen gjithashtu, njoftoi të mërkurën CEO i kompanisë Sam Altman. Vendimet nga Murati, si dhe nga shefi i kërkimit të OpenAI, Bob McGreë dhe një udhëheqës tjetër kërkimor, Barret Zoph, u morën “në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri dhe miqësisht”, tha Altman.
Për 6 vjet e gjysmë, shqiptarja Mira Murati ka qenë pjesë e organizatës që ka krijuar inteligjencën artificiale të njohur si ChatGPT, dhe shërbeu për një kohë të shkurtër si shefe e kompanisë kur bordi drejtues largoi bashkëthemeluesin Sam Altman.