Miratimi i “5 Qershorit”, Soreca: U plotësua një nga kushtet për negociatat

AKTUALITET


Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca shprehet se me votimin e paktit të 5 Qershorit u plotësua një nga kushtet kryesore për fillimin e negociatave.

Bashkimi Europian mirëpret miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25.3.2020. Dispozitat e reja legjislative do t’i japin qytetarëve shqiptarë një kornizë zgjedhore me integritet dhe standarde më të larta transparence, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR“.


Ai kërkon që propozimet për ndryshimet e tjera që pritet që të bëhen për hapjen e listave dhe koalicioneve nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit. “Ne jemi njohur me propozimet shtesë për reformimin e sistemit zgjedhor. Ndërsa pranojmë rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese demonstruar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshime shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit“.




Skip to toolbar