Mitrovica në zgjedhje të jashtëzakonshme

Më të fundit


Presidenti Hashim Thaçi ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në 4 komunat veriore të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë zyrat e presidentit të Kosovës, ku njoftohet se më 19 maj do të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Në pajtim me këtë vendim, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në këto katër komuna të Republikës së Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019.” – thuhet në njoftimin e presidencës.


Kryetarët e këtyre komunave, që kanë një shumicë të konsiderueshme të popullsisë serbe, dhanë dorëheqjen pas vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia.




Skip to toolbar