Mjeti shpërthen në flakë nga aksidenti, digjet burri dhe plagoset rëndë gruaja

AKTUALITET


Një person ka humbur jetën ndërsa gruaja, me të cilin bashkëjetonte, ndodhet në spital jashtë rrezikut për shkak të aksidentit të një makine, e cila pasi ka përfunduar jashtë rruge ka shpërthyer në flakë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë, në vendin e quajtur Karahaxh, ku për pasojë, shoferi është djegur i gjallë brenda në makinë, ndërsa gruaja që ishte në mjet, bashkëjetuesja e tij, ka shpëtuar për mrekulli.

Policia tha se ngjarja ndodhur rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”, ku automjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A. C., ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.


Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi A.C. me banim në Fier. “Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M. M., ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi policia, e cila shtoi grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar