Momenti i arrestimit të ish-presidentit Saakashvili pas kthimit të tij në Gjeorgji

BOTA


Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili u arrestua në qytetin Batumi sapo u kthye në vendin e tij pas tetë vjetësh. Ndërkohë një video që qarkullon në internet tregon Sakshvili duke e nxjerrë nga makina me pranga në duar, shkruajnë mediat e huaja.

Ai hyri në komisariat ndërsa pranë tij ishin dy policë me maska.
Por ajo që befasoi shumë përdoruesit të “Twitter” ishte shprehja e tij e fytyrës, pasi ai ishte i buzëqeshur dhe në humor të mirë gjatë gjithë kohës.


Saakashvili pro-perëndimor drejtoi vendin e Kaukazit nga viti 2004 deri në vitin 2013, por më vonë u dënua në mungesë për akuza korrupsioni, të cilat ai i mohon.

Në vitin 2018, Saakashvili u dënua në mungesë për shpërdorim detyre me gjashtë vjet burg. Ai u kthye në Gjeorgji para zgjedhjeve të rëndësishme që do të mbahen në atë vend të shtunën, 2 tetor 2021.

Autoritetet gjeorgjiane kanë deklaruar vazhdimisht se do ta arrestojnë menjëherë pas mbërritjes së tij në vend.




Skip to toolbar