“Mos ma bëni parlament se filloj e bërtas”, Rama batuta me banorët në Laç

AKTUALITET


Kryeministri ka vijuar të mërkurën takimet me banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Laçit, ku dëgjoi me radhë shqetësimet e banorëve me të cilët shkëmbeu edhe batuta por dha edhe sqarime.

Një banore iu ankua kryeministrit duke i thënë se është kthyer nga Zvicra për t’u kujdesur për prindërit, shtëpia e të cilëve ka dalë e pabanueshme dhe po jetojnë në çadër. Ajo tha se në Zvicër punon 14 orë në ditë për bukën e gojës. Këtu ka ndërhyrë kryeministri i cili i ka thënë: “Mos ma përmend bukën e gojës, se shqiptari as në mesjetë nuk ka vuajtur për bukën e gojë. Mirë bën që punon. Ti punon 14 orë në ditë, unë 22 orë. Po të them kini durim të gjithë. Si ky tërmet Shqipëria nuk ka parë asnjëherë. Tërmeti nuk pyeti as për socialistë as për demokratë as për pronarë e ish pronarë. E di si thonë librat e shenjtë? Tërmetin e çon Zoti me të tund një cikë nga mendja dhe të pastrohesh. Ndaj duhet durim se do i ndërtojmë shtëpitë të gjitha.


Sot që flasim janë në terren 500 inxhinierë shqiptarë dhe 82 grupe të huaja që po e bëjnë me kujdes ekspertizën. Janë shumë dhe duhet të keni durim. Nëpër fshatra ka shtëpi që janë dëmtuar lehtë dhe do riparohen, ka dhe shtëpi që do shemben dhe do bëhen të reja. Këtu janë 140 familje dhe do bëhen 140 apartamente. Ne kemi një parashikim që në zonën e Laçit, do bëjmë 2-fishin e kësaj. Por do i shohim me kujdes që të mos i bëjmë me nxitim që të mos na shemben më”, tha Kryeministri, i cili është ndërprerë disa herë nga banorët e shumtë të zonës. Në përgjigje të tyre dhe me humor Rama u tha që të mos e kthejnë bisedën si në parlament se më pas ai nis e bërtet.




Skip to toolbar