“Nuk ka strukturë emergjencash”. Bejtja: Mos shiko dokumentarët e Bashës

POLITIKË


Situata post tërmet dhe mënyra e menaxhimit të saj pas fatkeqësisë natyrore ka sjellë një debat të ashpër mes zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja dhe anëtarit të kryesisë së PD, Enno Bozdo në ‘Real Story’ në News 24. Bejtja u shpreh se Lulzim Basha gënjen kur takon banorët dhe nuk i ndihmon ata, ndërsa Bozdo tha se qeveria nuk ka dhuruar as çadra dhe se mungon struktura e reagimit në raste të tilla të emergjencave civile.

Pjesë nga debati


Ilir Bejtja: Lulzim Basha në Shënavlash ka thënë se nuk i ka vizituar askush. Ndërsa, ne kemi qenë aty dhe madje i kemi edhe me emër kryefamiljarët që janë me çadra. E gjithë komuna Rrashbull kanë marrë çadra. Që të gjithë janë trajnuar me shtretër dhe me batanije. Këto i bën kryeministri fantazmë për të bërë hije, që pa pikë turpi shkon matanë malit të Krujës dhe flet vetëm zi. Iu tha se nuk keni marrë as çadër, kurse ne ua kishim çuar.

Enno Bozdo: Lulzim Basha si kryeministër i ardhshëm ka inspektuar situatën.

Ilir Bejtja: Me gënjyer me thënë se nuk kanë marrë as ndihma, asgjë është gjëja më e thjeshtë. Ne kemi gjithçka nën kontroll.

Enno Bozdo: Po na tregon foto këtu tani, çfarë është kjo? Edhe na tregon çadër, po çadër, kjo nuk është çadër, por janë çarçafë. Ju as Durrësin nuk e keni nën kontroll.

Ilir Bejtja: Absolutisht nuk janë të vërteta këto. Enno mos shih dokumentarët e Lulzim Bashës.

Enno Bozdo: Mos thuaj gënjeshtra. Këta janë dëshmi të njerëzve dhe jo tonat.

Ilir Bejtja: Janë gënjeshtra të gjitha ata që thuhen. Ne nuk kemi objekt publik që nuk është vlerësuar. Kemi vlerësuar çdo objekt e lagje. Ti nuk ke qenë asnjëherë atje në terren.

Enno Bozdo: Ti je hero i Partisë Socialiste.

Ilir Bejtja: Vjen Lulzim Basha thotë si jeni mirë dhe ikën. Ti duhet të vish së paku të shikosh. Ti vjen këtu dhe iu hedh baltë atyre që kanë punuar.

Enno Bozdo: Nuk e kemi një strukturë që të merret me situatën e post-tërmetit. Nuk e kemi strukturën e reagimit menjëherë për aq kohë sa Kosova, Franca, Italia e shumë të tjerë erdhën na treguan se kështu duhet të funksionojnë emergjencat civile. Kjo tregon se kjo strukturë nuk ekziston.

Ilir Bejtja: E ke gabim, erdhën dhe na ndihmuan




Skip to toolbar