Moti i keq sjell probleme në rrugë/ ARRSH: Ka pasur rënie gurësh, ja akset problematike

AKTUALITET


Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit shoqëruar me rrebeshe lokale duke sjellë rënie gurësh e inertesh në disa akse, kryesisht në veri të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se probleme janë shënuar në, Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë Skuraj-Burrel, Lezhë-Vau Dejes, Ura e Zapodit Shishtavec, Bajram Curri-Valbonë, Qafë Bualli-Ura e Cerenecit, Vau Dejes-Pukë-Kalimash.

Sakaq, kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor. Aktualisht të gjitha rrugët janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht.



Skip to toolbar