MSH: 20 raste të reja me COVID-19, shkon në 1232 numri i të prekurve

AKTUALITET


Javanews

HomeKryesoret

20 raste të reja në Shqipëri/ Shkon në 1232 numri i të prekurve me koronavirus. Janë kontakte familjare

06/06/2020 11:04


Vazhdon rritet numri i te prekurve me koronavirus në vendin tone, duke shkuar ne 1232 persona, me 20 raste te reja ne 24 oret e fundit. Prej tyre, 10 ne Tirane, 3 ne Shkoder, 3 ne Kruje, dy ne Durres dhe dy ne Tropoje.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë, Flutura Beqo, deklaroi se në orët e fundit është konfirmuar një personel shëndetësor i riinfektuar, pas tre muajsh.

Në Laboratorin e Virologjisë në ISHP kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve ne te gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar“, deklaroi Beqo.




Skip to toolbar