Jasir Asani do të mungojë javën e ardhshme për Partizanin, pasi sulmuesi anësor i të kuqve u ndëshkua me karton të verdhë, në takimin e së shtunës ndaj Flamurtarit.
Kështu Asani ka plotësuar numrin e lejuar të kartonave, duke humbur sfidën derbi me Tiranën, nga ku Partizani mund të shpallet matematikisht kampion.
Futbollisti maqedonas ka reaguar duke kërkuar falje ndaj tifozëve të Partizanit, për kartonin e verdhë dhe mungesën në derbi, teksa u bën thirrje që “të kuqtë” të mbushin shkallët e stadiumit në atë ndeshje.
“Dua t’iu kërkoj falje të gjithë tifozëve të kuq për kartonin e verdhë, i cili më skualifikon për të qenë prezent në derbi. Jam munduar dhe do jap gjithmonë maksimumin për këtë fanellë dhe këtë klub”
“Ju ftoj që në ndeshjen e radhës të arrijmë së bashku titullin kampion, në një ndeshje dhe atmosferë madhështore. Çunat do t’ia dalin dhe në përballjen e sezonit dhe do festojmë të gjithë së bashku Titullin Kampion”