Murgeshat që kultivojnë kanabis, fitojnë 1.2 milionë dollarë në vit

BOTA


Në Kaliforninë Veriore në SHBA, ekziston një grup murgeshash të cilat merren çdo ditë me kultivimin dhe shitjen e kanabisit, por edhe bimëve të tjera për qëllime mjekësore. Gratë jetojnë bashkë si në çdo manastir tjetër, punojnë dhe i luten Zotit së bashku, por nuk janë të lidhura me ndonjë urdhër të caktuar fetar, shkruan BBC

Këto gra janë “Motrat e Luginës”, të cilat udhëhiqen nga motra Kate. Ato janë anëtare të një grupi të vetëshpallur murgeshash të cilat identifikohen si shëruese dhe feministe, por më e rëndësishmja, biznesmene.


Kalifornia ishte shteti i parë që legalizoi marijuanën mjekësore në vitin 1996, dhe përdorimi rekreativ ka qenë i ligjshëm që nga viti 2016. Ligji, megjithatë, është plot me boshllëqe, që do të thotë se ligjshmëria e kultivimit të marijuanës ndryshon nga qarku në qark dhe nga qyteti në qytet.

Kjo do të thotë që për Motrat e Luginës, rritja e 60 bimëve të tyre, këtu në Merced County, është e jashtligjshme.

“Sherifët e dinë këtë, ata thjesht më lejuan por në të vërtetë nuk ka asnjë arsye që ata të më lejojnë ” tha Kate.

Ka një shtëpi të dytë në pronësi, të cilën motrat e quajnë “abbey”, aty bëhet i gjithë prodhimi i ilaçeve. Ata prodhojnë dhe shesin të gjitha ilaçet dhe përzierjet e tyre me bazë kanabisi, një biznes që para pandemisë fitonte 1.2 milionë dollarë në vit.




Skip to toolbar